Nën organizimin e Federatës Sindikale ‘Elektro-Kosova’, qindra punëtorë të KEDS-it kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive. Duke u nisur nga fakti që vetëm gjatë javës së kaluar në KEDS janë larguar nga puna 80 punëtorë, protestuesit kërkuan zbatimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës si dhe vazhdimin e mbikëqyrjes së kontratës testuese të privatizimit të KEDS-it për t’i ruajtur të gjitha vendet e punës. Ata besojnë se po të ishte në zbatim Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës, nuk do të ishin në stres edhe mbi 1100 punëtorë, të cilëve u është vazhduar kontrata e punës vetëm për një vit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …