Deputeti shqitpar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka kujtuar përsëri kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq se Kosova është shtet pavarur dhe se për të hyrë në Kosovë, iu duhet leje e veçantë. Kamberi këto fjalë i ka thënë në një seancë në Kuvend, derisa e ka komentuar edhe provokimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë. “Më herët, njeriu me detyrë të krijojë provokim edhe tensione në emër të Serbisë, siç ishtë rasti i trenit laraman, ka qenë Marko Gjuriq, por, tash, rolin e tij fatkeqësisht e ka marrë presidenti Vuqiq. Publikimi i hartës së Kosovës me flamurin serb, është provokim simbolik, i cili tregon edhe më tej pretendimet kolonialiste të Serbisë në raport me Kosovës”, ka shkruar Kamberi. Ai shtoi se fotoja që Vuqiq e ka publikuar në profilin e tij në Instagram, paraqet fillimin e kampanjës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ato për kryeqytet në Facebook.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …