(Persiatje librit me vlera të larta kombëtare historike, me rastin e 40 vjetorit të Pranverës së Kuqe të protestave në Dardani, ku edhe autori me shokët ilegalë dhe shoqet ilegale e kanë dhënë kontributin e tyre të madh revolucionarë).
-Publicisti, veprimtari dhe veterani i UÇK-re në trojet shqiptare në Maqedoni, nuk është i panjohur për opinionin shqiptar dhe atë maqedonas; parasëgjithash si një veprimtar dhe luftëtar i pandalshëm për çështjen kombëtare shqiptare në përgjithësi dhe për zgjidhjen drejt të çështjes shqiptare në Maqedoni, si pjesë e ndarë padrejtësisht nga shteti amë, Shqipëria jonë.
Për veprimtarinë kombëtare, ushtarake dhe publicistiske të Elmaz Ademit, kam shkruar para ca muajsh, në shkrimin me titull:
“Vepra të rëndësishme me vlera të larta historike për breznitë shqiptare dhe njerëzore”, botuar më 19. 10. 2020 në gazetën elektronike shqiptare, albaniapress.com dhe në gazeta të tjera të kohës.
Në shkrimin paraprak, kam shkruar për dy veprat publicistike të autorit, Elmaz Ademi: “Dëshmi për historinë”, Tetovë, 2009 dhe “Kushtrimi i lirisë dhe mekanizmat e shërbimit sekret jugosllav”, Tetovë 2013.
-Po aty, lexuesit i kam njoftuar që, Elmaz Ademi e ka të botuar dhe një libër simotër me veprat në fjalë me titull: “Burgu i jetês”, Tetovë, 2018, të cilën për shkak se, ende
s’më kishte rënë në dorë, s’e kisha lexuar.
E falënderoj autorin që u kujdes, më plotësoi kërkesën time, para pak kohësh më dërgoi librin “odisejadë”, shumë të çmuar, përmes mikut dhe bashkëpunëtorit tim, Xhemil Zeqiri.
-Kjo vepër është,-simotër e veprave të mëparshme; mirëpo vlen të theksohet fakti që, në këtë vepër poashtu, biografike personale është një pasqyrim i qartë i veprimtarisë së autorit, “në jetën burg”,
-siç e quan ay, jetën në mërgim me bashkatdhetarët të tij; në veçanti të mërgimtarëve atdhetarë/e që, përveq punëve të rënda që detyrohen t’i bëjnë larg familjes, vendlindjes dhe atdheut; këtyre u bie mbi supet dhe barra që e kanë marrë detyrimisht dhe vullnetarisht për ndihmat vëllazërore materiale familjarëve, shokëve dhe farefisit dhe mbi të gjitha vepruan pa- ndalshëm për çlirimin përparimin dhe ribashkimin e atmëmëdheut.
Në fillim të librit, “Burgu i jetës” autori duket se, i ka mbetur borxh t’i shpjegojë lexuesit më tej, për veprimtarinë e atdhetarëve të grupit klandestin ( të fshehtë, ilegal, “Kushtrimi i lirisë” dhe të shokëve të tjerë atdhetarë nga Dardania, ish-të burgosur në burgjet e Maqedonisë titiste,-siç ishin heroi Rexhep Mala, Ajet Rrukiqi e të tjerë, por tani jo si në dy librat e cekura më lart, ku autori përqëndrohej më fort në organizimin dhe veprimtarinë politike dhe ushtarake të grupit, por në “jetën ferr”-do të thosha; në burgjet jugosllave dhe pas mbarimit të burgut, jo vetëm Elmazi por, pothuajse shumica prej tyre mbeteshin si mos më keq, në mëshirën e kohës, ishin të papunë, të linçuar dhe të izoluar nga mashtrimet e dhuna e udb-ës kriminale; nga rrethi i tyre në lagje, në fshat dhe më gjerë, ishin të ndjekur nga spiunët e udb-ës, ata pishtarë lirie, detyroheshin të punonin punë krahu, në atdheun e tyre, por edhe larg familjeve në republikat jugosllave; pavarësisht përgaditjeve dhe kualifikimeve shkollore, qoftë edhe me diploma fakultetesh.
-Vlen të theksohet fakti që, kjo armatë e ardhshme e betejave për çlirimin e atdheut, veç tjerash e kishte etjen të pashuar për dituri; për faktin që, ishin fort të edukuar në frymën kombëtare të rilindasve tanë dhe të pasardhësve të tyre atdhetarë ndër etapa të reja të historisë edhe pas pavarësisë të “Shqipërisë londineze”, të idesë naimiane që:
“Vetëm dritë e diturisë,
përpara, do t’ na shpjerë”.
Shih! Në ato kushte të rënda robërie nga regjimet e egra të pushtuesve osmanllinj, paraardhësit tanë kishin gjakuar diturinë, poaq, në ato kushte të rënda të pushtimeve nga krajlitë pushtuese jugosllave, atdhetarët mendjendritur kishin vazhduar të ecin të vendosur gjurmëve të liridashëve tanë; kudo që ishin dhe kurdoherë brenda dhe jashtë atdheut.
Në burgjet e qelive dhe jashtë tyre në burgjet e hapura të tradhtëtive.
-Kur jam duke trajtuar këtë çështje kaq sublime, dua të kujtoj për lexuesit e këtij libri,-që po të shikohen me vëmendje shumë ngjarje jetësore të këtyre heronjve dhe dëshmorëve të atdheut i ngjajnë “Odisesë” të Homerit (Omerit shqiptar, emri i atij vigani të letërsisë me famë botërore është keqinterpretuar, paraqitur qëllimshëm nga shovinistët grekë, si emër grek; -pra, kinse ky poet gjenial, paska qenë i tyre)-por, ngjarjet e “Odiseut,” shqiptar të shqiptarëve në Maqedoni nuk zhvillohen në detin me dallgët freskuese, por, në tokat dhe në malet shqiptare që, u prenë dhe ende po therren, me thikat mbi harta dhe po digjen nga pirromanët ardhacakët kolonistë të përtej Karpateve.
-Është vet autori i këtij i libri me shokë që, ia hapin gjokset e rezistencës në fillim paqësore aktive, pastaj organizimin nuk e ndalojnë, as në burgjet brenda dhe jashtë atdheut, gjer në LÇ-re të tri ushtrive tona kombëtare.
-Ndërsa, për gjakim-kërkimin e diturisë, të arsimit paralelisht nuk ndalonin së vepruari, ishin këta rilindas të rinj, apo punistë avnirustemianë që e çelikosën idenë e heroit tonë, Avni Rustemi të cilit kur i ngritej gjyqi në Paris për vrasjen e Kryetradhëtarit, Esat Toptanit, prokurori francez iu drejtua:
“Para se të strukeshit si mësues nëpër shkolla, pse nuk angazhoheshit për atë që të mundon më shumë, pra, në sigurimin e pavarësisë”?!
-Heroi ynë, iu përgjigj shpejt dhe qartë:
“…Epo, zhvillimi i arsimit, edhe ajo i shërben forcimit të pavarsësisë, po, a nuk deklaroi z, gjykatës që:
“Ne francezët, kemi pak dijeni për historinë e Shqipërisë”.
-Prandaj, ne duam,-vazhdoi Avniu; që t’i mbushim ato boshllëqe që na i kanë shkaktuar pushtuesit e ndryshëm, ne kemi etje të pashoqe për dituri”.
-Shih dramën: “Dy krisma në Paris”, shkruar nga Skifter Këlliqi.
Ishin dhe janë pra, gjithë ajo plejadë e madhe idealistësh, që ishin rritur dhe edukuar nê frymën revolucionare të breznive atdhetare që, në veçanti vetes i kishin dhënë obligimin dhe popullit betimin para Flamurit Kuqezi, Gjergj Kastriotit dhe Enver Hoxhës:
“Detyrë mbi detyrat çlirimi i atdheut” dhe jo vetëm kaq,-ky çlirim nuk do tē ishte i plotë as i qëndrueshëm pa liri, barazi, drejtësi.
-Liri, jo vetëm nga pushtuesit e jashtëm, por, edhe barazi nga sunduesit e brendshëm; drejtësi për t’u çliruar nga burokracia borgjeze reaksionare dhe nga llumproletariati i zhytur në injorancë, i cili për interesat e tij personale, familjare, grupore (klanore) partiake-siç thoshte udhëheqësi i madh i proletariatit, V.I. Lenin: “Ky, llumproletariat e tradhëton edhe klasën e vet”.
Pra, e tradhëton klasën punëtore, inteligjencien përparimtare dhe për të ndarë pushtetin me armiqtë, bashkohet me borgjezinë kapitaliste; duke tradhëtuar revolucionin popullor dhe socializmin.
-Për të pasur më të qartë, lexuesi gjatë lexmit të këtij libri realist historik, do të ndihet shpeshherë fuqishëm i emocionuar duke u ballafaquar fillimisht me veprimtarinë atdhetare të këtyre idealistëve dhe idealisteve që, me pushkë e penë luftuan që t’i realizojnë idealet e tyre të larta dhe njëkohësisht tepër të ligjshme të kombit tonë, siç ishte dhe është ideali madhështor i RIBASHKIMIT të trojeve etnike shqiptare të cilat padrejtësisht mbetën jashtë territorit të Shqipërisë së sotme.
Lexuesi atdhetar/e, mesiguri emocionohet fuqishëm; do të ndiej dhimbje, por edhe krenari për veprimtarët dhe veprimtaret liridashëse që shpeshherë ishin bashkuar në radhët e rezistencës kundër regjimit gjakatarë dhe tradhëtarëve të vendit, bashkë me familjarët e tyre: me nënat, vëllezërit, motrat, bashkëshortet; siç qe rasti me pishtarin e lirisë, shokun besnik të Elmazit, Rafi Halilin, ishin bashkuar në atë qëndresë heroike me goca të fejuara,-siç qe rasti i autorit të librit, Elmaz Ademi, me dy e më shumë vëllezër,-siç qe rasti i Zaim dhe Xhemil Beqirit, Rexhep dhe Hasan Malës, ky i pari ra me armë në dorë në fushën e nderit, te “Kodra e Trimave” bashkë me Nuhi Berishën; bashkë me vëllain Rrahmanin dhe motrën e tij Zet’hanen, në radhët e lëvizjes klandestine (të fshehtë) veproi edhe dëshmori, Bajram Bahtiri, poashtu, heroi sypatrembur, Gafurr Loku i cili veproi bashkë me vëllain e tij. Gafurri, i cili me qëndresë të pashoqe vuajti burgjeve titiste, gjatë LÇ-re, të UÇK-së, bashkë me djalin e tij kanë rënë dëshmorë në altarin e lirisë.
Bashkë me babain dhe vëllain e tij me guxim veproi dhe kryetrimi, Zija Shemsiu, të cilin mizorët serbomëdhenj e vranë në tortura në burgun famëkeq të Beogradit, po në këtë rrugëdrite bashkëvepruan vëllezërit Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka të cilët udb-ja jugosllave në bashkëpunim me ca tradhëtarë të kombit shqiptar, i vrau bashkë me vëllain e tyre të idealit, besnikun, Kadri Zeka, heroizmat, baronin si krojet, ato s’ kishin të ndalë me gurgullima prej gjaku, gjer te familja emblematike e shqiptarisë, familja e jasharëve, Adem e Hamzē Jashari, familja e mehajve babë e bir, Nebih dhe Tahir Meha, familja e haradinajve heroikë, vëllezërit Shkëlzeni, Luani dhe Enverin i cili u vra nga dora kriminale si hienë, ende e pazbuluar, për të dhënë llogari para drejtësisë shqiptare; Enveri u vra pas LÇ-re. Ashtu, luftuan dhe të tjerë Shqipo dhe Shqiponja që, prej prej familjarëve të tyre kërkoj ndjesë, sepse të gjithë s’po mund t’i përkujtoj në këtē shkrim modest; qofshin të përjetshëm, ata/ato, ranë për të mos vdekur kurrë në protestat gjithëpopullore, apo në llogoret e LÇ-re në betejat përballë milicisë dhe ushtrisë pushtuese.
-Lexuesi do të ndihet i tronditur dhe njëkohësisht i kënaqur për dy përpjekje të dështuara të udb-së për ta vrarë edhe autorin e këtij libri; me një rast ky qe ndeshur përballë me njëfar horri, i cili krejt pa arsye, (mesiguri, qe inskenim i udb-ës) ai derëziu e ndezi “konfliktin verbal”, që mund të përfundonte në fatalitet, rasti tjetër qe, kur një grup kriminelësh serbo-çetniko-titistë e kishin kërkuar Elmazin në qytetin, aty ku ky banonte. Banditët, u zbuluan në një lokal, nga një shqiptar i cili njohu ata…
-Dhe, kjo më kujtoi vargjet epike të poetit, Din Mehmeti që nē ato vite robërie, shkruante:
“Për Gjuhën, për Tokën, për Nderin,
Ne, kurrë s’ jemi ngopur, nga vdekjet”.
-Dora e zezë serbe gjakatare, i vriste dhe po i vret kudo atdhetetarët.
Armiqtë jugosllavë dhe tradhëtarët çdoherë ishin dhe janë të pabesë dhe të pamëshirë, ata si hienat e pasqyronin dhe pasqyrojnë egërsinë, frikën dhe humbjen e betejave të tyre, mirëpo, mos të harrojmë që, poaq ishin të pathyeshëm në burgje, në sheshe në protesta dhe në llogoret e maleve gjatë LÇ-re ishin atdhetarë dhe atdhetare, të bindur në fitoren e LÇ-re, këta flakadanë dhe këto flakadane lirie dhe breznitë e tyre…
Elmaz Ademi, pas shumë vitesh në mërgim, jeta i mërzitet në “burgun e madh” të cilit unë autori i kësaj persiatje të librit, mērgimin e quaj:
“Burgu i hapur, burgu i pacaktim”…
Pra, përkundër se, është i hapur, është më i keq, është më i rëndë; sepse, është i pacaktim.
E tmerrshme!
Kur mërgimtari shkon për pushime në atdhe, atje qëndron me caktim, prandaj si vullkan shpërthejnë vargjet:
LAMTUMIRË!
“Sa tmerr, tepër i hidhur ky trishtim…
Mërgimtari, atdheun, e viziton me caktim!
Lamtumirë, toka jonë, lamtumirë yni diell,
Kemi mbetur në mërgime,.as në tokë,
as në qiell”.
(Marrë nga përmledhja ime poetike, Revoltë, Prishtinë, 2014.
-Pra, jo të gjithë e kanë forcën dhe vendosmërinë e idealistëve si Elmazi, i cili kur krisi pushka e LÇ-re, në malet e Sharrit, e mbajti amanetin që ia la shoqja e parë besnike e jetës, Emine Fetai e cila iku para kohe, nga një sëmurje e rëndë, ajo grua bujare, kohë më parë i kishte thënë:
“Nëse jepet kushtrimi për luftë në atdhe, nëse nuk shkon ti, do të shkoj unë”.
-Elmazi, faktikisht këtë vendosmëri të saj e priti me emocione krenarie dhe aty u zotua…
Prandaj, kur fillo lufta, përkundër moshës, shëndetit jo aq të mirë dhe kërkesës së shokëve në mërgim; rri këtu sepse na duhesh në organizim që t’i ndihmojmë UÇK-re, Elmazi e la Zvicrën, u kthye në trojet e veta si Odiseu në Itakë.
Ah! “Penelopa Shqiptare” Eminja, s’kishte mundësi që ta përcillte, por mesiguri shpirti i saj luftarak do ta priste brigjeve të maleve në Tokën Nënë me krenari, me gjëmime armēsh të burrave dhe grave, djemëve dhe cucave më të devotshëm të popullit dhe atdheut.
Heroi i saj, bashkë me shokun si vëlla i tij të idealit Zaim Beqirin, atë ditë e kishin pritur.
I bashkuan forcat, iu qepën maleve të Tetovës Heroike.
Lufta Çlirimtare, për çdo njeri dhe për çdo popull është e domosdoshme sa vet liria, është shenjtë, sa vet shenjtëria e besës, e nderit, e flamurit.
-Megjithatë dhe në LÇ-re, si në rrezet diellore, që njeriu ka vështirësi t’i shikon drejt; ashtu ndodhi në organizimin e asaj LÇ-re, ku jo të gjthë Komandantët ishin engjëj, por përkundrazi; ata s’ ishin besnikë, s’ ishin të sinqertë me ish-ushtarët e tyre të devotshëm,-siç ishin Rafiu, Zaim Beqiri, Elmazi dhe veprimtarë të mëdhenj, strategë të organizimit politik dhe ushtarak, që e shprehën vullnetin e tyre sublim që, me të gjitha forcat fizike dhe mendore t’i çaseshin dhe t’i bëheshin krahë asaj ushtrie heroike.
-Fatkeqësisht, kjo gatishmëri e tyre, s’ishte pritur me kënaqësi, as me krenari nga disa “Komandantët e famshëm” të UÇK-re, si Ali Ahmeti, Gëzim Ostreni & Co,-kjo ishte vërejtur qartas, që në ditët e para të paraqitjes të Elmazit dhe Zaimit në Shtabin e UÇK-së.
Ata, bukëshkalë të atdheut, profiterë të asaj lufte, siç u dëshmuan më vonë këta renegatë me “Marrëveshjen” e Ohrit, i sollën dëme të mëdha popullit liridashës shqiptarë në atë pjesë të Shqipërisë.
-Prandaj, mesiguri për t’ i defaktorizuar këta dishepuj të shqiptarizmës, gjatë LÇ dhe më vonë, vullnetarët e lirisë, veteranët e orëve të para të rezistencës shqiptare; jo vetëm i kishin lënë pa armë, por, i kishin lënë edhe pa veshëmbathje?!!!
-Për të gjitha paudhësitë e tyre fillestare, gjer në dorëzimin e Kalasë të Tetovës me urdhër të këtyre kolaboracionistëve; me ç’ rast, do të zhgënjehej fort autori i këtij libri, që i përshkruan me vërtetësi, ngjarjet tejet dramatike, kur autori, ushtari i lirisë me shumë bashkëluftëtarë nga Dardania detyrohen të kalojnë kufirin, të shkojnë në gojët e ujqërve ndërkombëtarë të UNMIK-ut dhe të sahanëlëpirësve “kosovarë” të cilët me ligjet e “drejtësisë” euro-ruse-atl, Elmazin përsëri e përplasën burgjeve.
Vlen të theksohet fakti që, autori Elmaz Ademi, një jetë të tërë veproi dhe po vepron në shërbim të atmëdheut, gjithnjë parimor i palëkundur për realizimin e idealit me vullnet dhe moral të pastër djaloshar i pathyeshëm; sipas motos kenediane:
“Mos pyet çfarë bëri atdheu për ty, por çfarë bëre ti për atdheun”.
Vëllait dhe shokut tim të idealit i dëshiroj shëndet, botime të librave të tjera, suksese dhe realizimin e fitoreve tona kombëtare.
Lavdi dêshmorëve tê atdheut!
25 Mars, 2021