Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para mediave sot në vizitën që ka pasur në Krushë të Madhe në përkujtim të masakrës së forcave serbe të ndodhur aty. Kurti aty është pyetur edhe për çështjen e kryetarit të vendit, teksa ka thënë se zgjedhja e tij do të përfundojë së shpejti. Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, teksa ka thënë se prioritare në këtë proces është çështja e të pagjeturve dhe krimeve që janë kryer ndaj popullit shqiptar. “Në raportin tonë me Serbinë e kemi prioritet çështjen e të pagjeturve, sepse s’mund të kemi progres nëse nuk i trajtojmë këto krime makabre që janë kryer mbi popullin tonë. Nuk duhet as ta lexojmë historinë, sepse këto krime kanë ndodhur në jetën tonë. Nuk do të jetë dialog ku dëgjojmë kërkesa të vjetra të Serbisë, por dialog ku ne kërkojmë drejtësi”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …