Dardan Ibrahimi: Vrapojmë "përtej vdekjes"

Dardan Ibrahimi: Vrapojmë “përtej vdekjes”

Të kujtosh ditët e luftës, tmerrit e vuajtjes nuk është aspak e lehtë, e lëre më të jesh përjetuesi kryesor i atyre ngjarjeve siç është Gramozi me nënën e tij Vjollcën dhe gruan e axhës Shyhreten.

Sot ata janë të mbijetuarit e vetëm të asaj masakre makabër të kryer nga forcat policore dhe paramilitare serbe.

Ata mbijetuan për ta treguar rrëfimin e tyre.

Zëri i tyre është kthim në histori në mënyrë që për të ardhmen të jemi syhapur.

Jemi nisur nga fshati Malësi e Re (nga vendi ku para 22 vitesh nëna Vjollcë me të birin Gramozin dhe kunatën e saj Shyhreten kërcyen nga kamioni i pakthim) duke vrapuar “përtej vdekjes” për ta përshkruar një distancë prej 8km që përkon me moshën e Gramozit kur ndodhi tmerri. Këtë rrugë e vrapuam me shoqëri nga komuna të ndryshme duke rikthyer ata të cilët nuk e patën fatin të kthehen më: Redoni, Altini, Edoni, Dafina, Driloni dhe të gjithë ata që u vranë pabesisht.

“Ne jemi sepse ishit ju. Sepse po të mos ishit ju nuk do të ishte liria. Nuk do të ishim ne dhe gjithçka do të ishte e pakuptimë”.- G.Berisha.

Sot e përgjithmonë jemi Gramozi, e Gramozi është Kosova.

22 Vjet nga masakra e forcave serbe ndaj familjes Berisha në Suharekë.

Therandë

26 Mars 1999- 26.03.2021.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …