Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989 në Prishtinë dhe në vise të tjera të Kosovës ranë dëshmorë 28 demonstrues shqiptarë, si dhe ishin plagosur e arrestuar nga policia serbe qindra të rinj, në Prishtinë dhe në shumë qytete të tjera të vendit. Demonstratat e protestat u ndërmorën kundër suprimimit të Autonomisë së Kosovës nga regjimi serb i Milosheviqit, ndërkohë që protestuesit kishin shpalosur kërkesën e pa ndërprerë prej marsit e prillit të vitit 1981, Republikë-Kushtetutë ja me hatër ja me luftë. Asokohe, para 32 viteve gjatë përleshjes me policinë vrastare serbe në Prishtinë, ranë dëshmorë, luftëtari militant i lirisë, Ismet Krasniqi, pastaj Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …