Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një takim me operatorët turistikë në Durrës, për sezonin e ri të turizmit. Rama ka thënë se qeveria ka mësuar nga sezoni i kaluar dhe ka premtuar se kësaj radhe kufiri me Kosovën do të jetë absolutisht i hapur për mikpritjen e turistëve dhe operatorët turistikë do të kenë sa më pak shtrëngesa. Shqipëria ka varur shpresat nga Kosova edhe për këtë sezon turistik, i dyti në kohë pandemie. Kurse sipërmarrësi i njohur shqiptar, pronari i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, në takim me kryeministrin Rama, ka propozuar idenë e vaksinimit të stafeve të hoteleve, për të pasur mundësi që t’u shërbejnë turistëve të huaj që do të vijnë gjatë verës në Shqipëri.
Kontrolloni gjithashtu
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, po intensifikohen, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Listës Serbe
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Listës Serbe po …