Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka ka thënë se zbatimi i masave mbështetëse për bizneset duhet të ndodhë në 100 ditshin e parë të qeverisjes. Ai ka theksuar më tutje se qeverinë e presin një mori detyrash për të cilat nuk ka shumë kohë për të pritur, duke pasur parasysh vonesat në zbatimin e shumë masave në mbështetje të ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur masa që janë paraparë me të ashtuquajtur Ligj për Rimëkëmbje Ekonomike, një pjesë e madhe e masave sidomos atyre monetare nuk janë zbatuar asnjëherë. Kjo duhet të ndodhë në 100 ditshin e parë të Qeverisë dhe të shohim zbatim më korrekt të masave në përkrahje të punonjësve të goditur nga pandemia, ka deklaruar kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka gjatë intervistës për Ekonomia Online.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …