Edi Rama

Rama: Qytetarët e Shqipërisë së shpejti do të mund të jetojnë sikur duan ata

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfaqur bindjen e tij se së shpejti të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të vaksinohen dhe të jetojnë sikur më parë, para se të shfaqej pandemia. Ai ka folur me optimizëm për sigurimin e dozave tjera të vaksinave anti-covid dhe ka theksuar se së shpejti gjithçka do t’i kthehet normalitetit. “Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohen jo. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjitha bota. Hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese. Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara. Kemi kaq shumë punë për të çuar deri në fund, e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri tjetrin” ka theksuar në mes tjerash, kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …