leoni

Trepça është pasuri natyrore e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës

Zëvendëskryeministrja Rexhepi: Koha e krijimit të “Shqipërisë së Madhe” ka kaluar

Zëvendëskryeministrja në Qeverinë Kurti, Emilija Rexhepi i ka deklaruar gazetës më të madhe boshnjake “Dnevni Avaz” se koha e krijimit të “Shqipërisë së Madhe” e “Serbisë së Madhe” ka kaluar. Ajo ka shtuar më tutje se të gjithë kombet e Ballkanit duhet ta kuptojnë se koha e nacionalizmit, dhe mbi të gjitha detyrimi shovinist i një kombi si superior, ishte i gabuar dhe nuk bëri asnjë të mirë ndaj kujtdo. Sigurisht, e kaluara e vështirë nuk mund të harrohet kurrë, por është detyrimi ynë prindëror dhe qytetar t’i rrisim fëmijët tanë në frymën e tolerancës, ka porositur zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi. Në vijim të intervistës, komunitetet tjera etnike i quan popuj të Kosovës. “Është nder dhe privilegj i madh të jesh zëvendëskryeministre, por edhe një përgjegjësi dhe detyrim i madh që kam marrë përsipër, ta bëj të dëgjuar, të barabartë zërin e të gjithë popujve ( ! ) në Kosovë, të respektuar siç thotë Kushtetuta”, ka theksuar zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …