Haradinaj: Masakra në Izbcisë ishte pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën e Izbicës, ku ushtria dhe policia e Serbisë kanë vrarë e masakruar 147 civil shqiptar, të të gjitha moshave. Ai ka shkruar se në Izbicë, njëzetedy vite më parë, 147 shqiptarë të paarmatosur, u ekzekutuan mizorisht, si pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë. Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, për fëmijët, për gjyshërit, për motrat e vëllezërit tanë. Ne gjithmonë do të përulemi me admirim para sakrificës së tyre.

Lavdi!, ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …