Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë homazhe për nder të 22 vjetorit të masakrës së Izbicës. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kryetari i komunës së Skenderajt, Bashkim Jashari theksoi se masakra e Izbicës është dëshmi e krimit dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë. “Ajo po ashtu është dëshmia më e mirë e krimit dhe gjenocidit që kriminelet serbë bën në Kosovë, duke mos kursyer askënd që fliste shqip e që mbronte pragun e shtëpisë. Kriminelët nuk kursyen asgjë, ata vranë gra, burra e fëmijë e pleq….jemi vonuar shumë shteti ynë duhet të nis të mbledh të gjitha provat për të dëshmuar se shteti serb ka kryer gjenocid të tmerrshëm në Kosovë”. Kryetari i komunës së Skenderajt, Bashkim Jashari theksoi më tutje se ndonëse kanë kaluar 22 vite nga kjo masakër, asnjë kriminel nuk ka dal para drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …