Autoritetet e larta të shtetit, drejtues të partive dhe personalitete të shumta kanë përkujtuar masakrën që Serbia kreu 22 vite më parë në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt. Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se në çdo 28 mars, kujtimi për këta njerëz që u privuan nga jeta vetëm pse ishin shqiptarë është rikujtim për adresim të përgjegjësisë së kryerësve, është thirrje për drejtësi, është kujtesë historike dhe personifikim i mbijetesës! Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkruar se Kosova asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi, derisa edhe i fundit prej përgjegjësve të krimeve të kryera nga serbët të japë llogari për veprimet e tyre. Ndërkohë, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një postimi ka kujtuar Maskrën e Izbicës që ndodhi 22 vjet më parë parë. Sot u bën 22 vite nga masakra e Izbicës, ku forcat ushtarake dhe policore serbe vranë mizorisht 147 shqiptarë të Kosovës, në mesin e tyre edhe fëmijë dhe pleq.Fatkeqësisht, edhe 22 vjet më pas, kryesit e kësaj masakre ende nuk kanë dalë para drejtësisë.Lavdi e përjetshme martirëve të vendit, i përjetshëm kujtimi për ta!, ka shkruar lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …