24 mijë doza të vaksinës kundër virusit korona arrijnë në Kosovë, shpërndarja e të cilave do të fillojë mënjëherë

24 mijë doza të vaksinës kundër virusit korona arrijnë në Kosovë, shpërndarja e të cilave do të fillojë mënjëherë

Në Kosovë kanë arritur 24.000 doza të vaksinës kundër Covid-19. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se arritja e këtij kontigjenti do të mundësojë shpëtimin e jetës së njerëzve. “Është ky një kontingjent i vogël, por që ngjallë shpresë të madhe në vendin tonë për fillimin e shpëtimit të jetës së njerëzve, sidomos të personelit tonë shëndetësorë dhe grupeve popullsisë në rrezik”, ka deklaruar Kurti. Ai ka thënë se Kosova ka humbur kohë shumë për sigurimin e vaksinave, por shtojë se tani duhet të vepruar dhe sipas tij “vaksinimi duhet të fillojë menjëherë” dhe pa vonesa. Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, një aeroplan i kompanisë, Turkish Airlines, ka sjell dozat e vaksinës, të cilat kanë ardhur nga Amsterdami përmes Stambollit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …