Daut Haradinaj nga AAK ka përkujtuar demonstratat e 27-28 marsit 1989 në Kosovë. Ai në një postim në rrjetin social ka shkruar se falë veprës së tyre dhe të shumë dëshmorëve të tjerë, u bë edhe kthesa e madhe në përpjekjet për liri dhe pavarësi”, ka thënë ai. “Pas suprimimit të Autonomisë së Kosovës më 23 mars 1989, populli i Kosovës nuk kishte çfarë të humbasë më shumë. U ngritën në këmbë i madh e i vogël, e u hodhën në demonstratat e fuqishme të 27-28 marsit 1989. Në këto demonstrata të përgjakshme, në ballë të demonstruesve, në qendër të Deçanit, duke u konfrontuar me policinë dhe ushtrinë serbe, ranë heroikisht; Agim Kukleci, Ismet Qorraj, Salih Hadërgjonaj dhe Mujë Mehmetaj”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …