Intervistë me Shqipe Saramatin, bijën e dëshmorit të kombit, Gani Saramati

Intervistë me Shqipe Saramatin, bijën e dëshmorit të kombit, Gani Saramati

-E them shpesh dhe do vazhdoj të them, sepse mua si bijë e dëshmorit më takon të thirrem vetëm në emër të vërtetë. Shokët e sinqertë të babit prehen të qetë në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë e gjetiu nëpër Kosovë, sepse për 22 vite nuk na ka hap derën askush të paktën për ngritje morali.Ndërsa sot kur ne jemi bërë Zot të vetes na dolën shumë trima e trimëresha, por shpresoj që ky popull të vetëdijesohet ndonjëherë.

 

RKL: Mirë se vini në Radion Kosova e Lirë, e nderuar Shqipe Gani Saramati

Shqipe Gani Saramati: Mirë se ju gjeta! Kam nderin të jem pjesë e intervistës së Radios tuaj, ku si në luftë dhe në paqe punuat me zell dhe se sot nuk i harroni ATA që janë themeli u lirisë “Dëshmoret” duke mos i harruar dhe familjaret e tyre e posaçërisht lulëkuqet e dëshmorëve (fëmijët e tyre).

 

RKL: E nderuar Shqipe, në çfarë moshe ju ka lënë  babi kur ka rënë dëshmore,  ju sa e kujtoni, a e mbani mend ç’ ka veçoni nga aktiviteti i Babit Tuaj, sigurisht Juve ju kanë treguar edhe të afërmit Tuaj?

Shqipe Gani Saramati: Eh, kjo luftë dikujt i mori diçka por dikujt gjithçka. Mua ma mori gjysmën e zemrës dhe me dhuroi emrin, Jetim, duke me lënë pa baba. Unë jam ajo foshnje e luftës një e sapo lindur kur babi mu përjetësua nën tri shkronja UÇK. Njëra prej gjerave që kisha dashur ma shumë në jetë është vetëm të kisha kujtime me BABIN, lufta këto i ka, por krenaria na mbajti gjallë dhe epiteti më i bukur në botë është Bij e dëshmorit

RKL: Rënia dëshmorë, babit Tuaj Ganiut  ishte humbje e madhe dhe e pa zëvendësueshme për UÇK-në, por edhe për familjen, e bashkëluftëtarët, a mbani kontakte me shokët e Tij?

Shqipe Gani Saramati: Të them të drejtën është fatkeqësi se sa shpejt e harruan shqiptarët luftën, harruan dëshmorët, na harruan neve, harruan gjithçka dhe se sot po shkelin mbi gjakun e tyre dhe bëjnë pazare në emër të luftës. E them shpesh dhe do vazhdoj të them sepse unë si bijë e dëshmorit më takon thirrem vetëm në emër të vërtet. Shokët e sinqertë të babit prehen të qetë në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë e gjetiu nëpër Kosovë, sepse për 22 vite nuk na ka hap derën askush të paktën për ngritje morali.Ndërsa sot kur ne jemi bërë Zot të vetes na dolën shumë trima e trimëresha, por shpresoj që ky popull të vetëdijesohet ndonjëherë.

RKL: Ku jeni sot Ju fëmijët e dëshmorit, a studioni, a punoni?

Shqipe Gani Saramati: Nëna na rriti me shumë mund, e dimë shumë mirë, por kjo na bënë fakti që sot ne jemi të fuqishëm sepse jem bijtë e Heronjëve e për t’ i bërë ata më krenarë ne ndoqëm rrugën e drejtë sepse ata luftuan me pushkë  dhe pushka tyre u bë pena jonë Punuam, studiuam pa u ndal me vullnetin më  të madh por Kosova jonë e dashur po na zbehë shpesh këtë krenari, sepse sot shumica e fëmijëve të dëshmorëve bredhin rrugëve të Evropës. Mu si baballarët e tyre në ish-jugosllavi por ne po ikim sot nga ata që na pinë gjakun për 22 vite me radhë.

RKL: E nderuar Shqipe, cili është mendimi i Juaj, lidhur me trajtimin e familjeve të dëshmorëve nga qeveritë̈ e pasluftës?

Shqipe Gani Saramati: Qeveritë e pasluftës e dimë shumë mirë të gjithë se si kanë përfituar në emër të luftës duke manipuluar popullin e ngratë dhe duke harruar familjaret e dëshmorëve. Vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve i kemi rënë në sy politikanëve tanë. shpresojmë që kjo qeveri e ardhshme t’ i përkrah, por nuk e di a mbeti ndonjë i ri këtu në vendin tonë, që dikur nuk ja patëm friken askujt, ndërsa sot ikim nga vetvetja, maleve fushave kemi marrë arratinë ka po shkojmë e çka po duam. Zoti pastë mëshirë për popullin.

RKL: Cila është përkrahja konkrete që keni marrë nga shoqëria dhe nga institucionet e vendit dhe a mjafton ajo?

Shqipe Gani Saramati: Pos pensionit të prindit dëshmor, asnjë benificion nuk kemi marrë ne si familje e dëshmorit, përkundrazi në çdo institucion kemi marrë  injorime të lloj llojshme kemi pas raste që na kanë thënë po “punë e madhe që jeni familje e dëshmorëve, sa që na vinte turp neve në vend të tyre.

RKL:  A mendoni se po bëjmë mjaft për të quar në vend amanetin e dëshmorëve?

Shqipe Gani Saramati: Amanetin e dëshmorëve e them edhe do them deri në frymën e fundit të vetmet që e kanë dërguar janë Gratë e dëshmorëve apo siç i quaj unë Zonjat e Hekurta, ato i rriten me shumë mundime ato janë zëri i sakrificës ato janë dëshmitare të gjalla ,zëri i sakrificës, sepse nëna të tilla shqiptare nuk do njeh historia më.

RKL: E  nderuar Shqipe,   të falënderojmë se u bëre pjesë e intervistave në Radion Kosova e Lirë. Suksese dhe shëndet

Shqipe Gani Saramati: Me nder qofshi, ishte kënaqësi edhe e imja të jem pjesë e Radios tuaj!

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …