PËRKUJTOHET 22 VJETORI I MASAKRËS SË KRUSHËS SË MADHE

Në 22-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, invalidë e veteranë dhe familjarë të të rënëve, bënë homazhe dhe nderime, te Kompleksi Përkujtimor në Krushë të Madhe, ku kujtuan dhe nderuan të gjithë ata që u vranë, masakruan e u zhdukën nga okupatori serb në luftën për liri.

“Në këtë ditë nderuam e përkujtuam me përkushtim të lartë gjakun dhe veprën atdhetare të të rënëve për liri, të 241 të vrarëve dhe  masakruarve, prej të cilëve 64 ende mungoj Sot, në 22-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe dhe masakrës së Krushës së Vogël, me bashkëpunëtorë, invalidë e veteranë, familjarë të të rënëve dhe qytetarë të shumtë, bëmë homazhe dhe nderime, te Kompleksi Përkujtimor në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. Nderuam njerëzit që lanë me gjak tokën shqiptare, për çlirimin e saj nga zgjedha e rëndë e robërisë sllave. Nderuam dhe u përkulëm para gjakut të fëmijëve, grave, burrave dhe pleqve që u masakruan nga bishat serbe. Lavdia dhe nderimi ju takon të rënëve për liri, ndërsa neve na bie për hise të punojmë e angazhohemi për jetësimin e aspiratave tona kombëtare”,- tha kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …