Publikohet Historiku i Bletarisë në komunën e Deçanit

Deçani është i njohur për mundësit e shumta për kultivimin e bletëve dhe për prodhim të mjaltit cilësor, e kjo falë kushteve klimatike dhe florës mjaltëdhënëse. Është i njohur  posaçërisht për mjaltin e gështenjës. Vlerësohet se brezi i gështenjës përfshinë një sipërfaqe rreth 2000 ha, deri në kufi me Shqipërinë. Ndërkaq që kulturat mbjellëse mjaltëdhënëse dominohen kryesisht nga bimët foragjere me rreth 500 ha jonxhë dhe tërfil. Për tu njohur më mirë më Historikun e Bletarisë në komunën e Deçanit ditë më parë është nxjerr një përmbledhje, Historiku i Bletarisë, libri të realizuar nga Grupi Lokal i Veprimit ,,Gjeravica’’ në Deçan, në kuadër të projektit të mbështetur financiarisht nga Ministria e BPZHR në Kosovë dhe Drejtoria Komunale e Bujqësisë. Kryetari i bordit të GLV-së Bajram Çeku, tregon se me këtë përmbledhje është synuar që të përshkruhet ringritja e sektorit të bletarisë në komunën e Deçanit. Aktualisht në komunë e Deçanit  ka mbi 200 bletar më 8000 mijë koshere bletë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …