Komiteti për Politik dhe Financa në Deçan mbajti mbledhjen e rregullt

Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2021. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Asamblesë Haki Shehaj, ku të pranishëm ishin edhe drejtor të drejtorive të cilit kishin edhe pika të rendit të ditës.

Për mbledhje ishte propozua ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi i raportit të Ndërmarrjes “Higjiena”,

  3. Shqyrtimi i propozimit për përkrahje financiare për qytetarët e Komunës së Deçanit të prekur nga Covid 19 dhe familjarët e viktimave të Covid 19,

  4. Shqyrtimi i propozimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2020 në vitin 2021,

  5. Shqyrtimi i Raportit financiarë për vitin 2020,

  6. Shqyrtimi i kërkesave,

  7. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar pika e dytë e rendit të ditës Shqyrtimi i raportit të Ndërmarrjes “Higjiena”, është marr vendim nga KPF-ja që në këtë seancë të mos diskutohet kjo pikë por në seancën e rregullt të muajit që vjen.

Pikat 3, 4 dhe 5 do të diskutohen në asamblenë komunale pas diskutimit në KPF.

Në ketë takim janë shqyrtuar edhe kërkesat:

  1. Është aprovuar vlera e mjeteve 2500 euro në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit mes ‘’Organizatës Ndërkombëtare për Migrim’’ (IOM) dhe Komunës së Deçanit, për rregullimin e kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Gramaqel. Pas dhënies së sqarimit kjo kërkesa është aprovuar sepse rregullimi i kanalizimit është jetik për banorët e këtij lokaliteti.

  2. Kërkesa e KF ’’Deçani’’ për mbështetje financiare në vlerë prej 7000 euro, për sezonin pranverorë ka marrë miratimin e KPF-së për diskutim në asamble. Seanca e rregullt e Asamblesë Komunale do të mbahet ditën e merkur me datë 31.03.2021 me fillim në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …