Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit të vaksinimit kundër Covid-19 dhe lëhtësimit të qasjes në këtë proces, sidomos për grupet prioritare që do të vaksinohen me dozat e para të vaksinës kundër Covid-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje personave të moshës mbi 80-vjeçare dhe atyre me sëmundje kronike, që të presin thirrjen për vaksinim nga njësitë e vaksinimit dhe mos të drejtohen në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në qendrat e tjera të vaksinimit, para se të marrin ftesën për marrje të vaksinës. “Të parët që do të vaksinohen, sikur është bërë e ditur, janë të gjithë profesionistët shëndetësor, ndërsa menjëherë pas tyre, do të vaksionohen grupet e tjera sipas Planit shtetëror të vaksinimit kundër Covid-19, përfshirë personat e moshës mbi 80-vjeçare”. “Prandaj, me mirëkuptimin e plotë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje personave të moshuar, që të presin thirrjet për vaksinim dhe të veprojnë sipas udhëzimeve që do t’i marrin gjatë gjithë procesit të vaksinimit të tyre kundër Covid-19”, theksohet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …