Sot në Gjykatën Speciale të Hagës mbahet konferenca e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Sot në Gjykatën Speciale të Hagës mbahet konferenca e tretë për ecurinë e çështjes kundër Gucatit dhe Haradinajt

Konferenca e tretë për ecurinë e çështjes kundër kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinajt mbahet sot me fillim në orën 15:00, ka bërë të ditur Gjykata Speciale në Hagë. Akuza ndaj tyre është konfirmuar më 14 dhjetor 2020 nën dyshimin se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Gjykatës Speciale, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tri konferenca për media dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe që nga ajo kohë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …