Në ambientet e SHMU “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit me Akademi Përkujtimore është shënuar 20-vjetori i rënies të dëshmorëve: Baki Krasniqi, Ilaz Thaçi, Raif Thaçi, dhe gazetarit, Karem Lawton. Në hapjen e kësaj Akademie përkujtimore, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma duke përshëndetur familjet e dëshmorëve të kombit, përfaqësuesit të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, dhe të pranishmit e tjerë tha se, edhe pse jemi në kushte të Pandemisë që e përfshiu tërë botën, megjithatë edhe në këto kushte, me numër të kufizuar të pranishëm po shënojmë 20 vjetorin e rënies të dëshmorëve, Baki Krasniqi, Ilaz Thaçi, Raif Thaçi, dhe të gazetarit, Karem Lawton.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …