Nol Nushi

Nol Nushi: Vjosa Osmani nuk do të ishte një kryetare e të gjithëve, por vetëm kryetare e Albin Kurtit apo instrument i tij

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka deklaruar se nëse Vjosa Osmani zgjidhet kryetare, tri pozitat  kryesore të një shteti, siç është kryeministri, kryekuvendari dhe kryetari i Shtetit, do të kontrollohen nga një parti politike, sikur është Lëvizja Vetëvendosje dhe  kjo është rrezik për demokracinë, andaj në këtë grackë nuk do duhej të binte LDK-ja”. Partia Social Demokrate i ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të mos e votuar Vjosa Osmanin, për shkak se ajo me Albin Kurtin  kanë qasje populiste, totalitare dhe këtë e bëjnë  vetëm për pushtetin e tyre, jo vetëm në anën formale të saj, por ajo nuk e di çka dallon më, të dytë kanë qasje populiste, totalitare dhe e kanë vetëm për pushtetin e tyre. Aktivisti i PSD-së Nil Nushi ka konstatuar se pashembullt ka qenë gjuha e Vjosa Osmanit kundër kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. ”Ajo është qartazi e anshme. Gjuha e saj është përjashtuese ndaj kundërshtarëve dhe s’mund të jetë një kryetare  e të gjithëve, por  do të jetë vetëm  kryetare e Albin Kurtit apo instrument i tij për ta shtrirë kontrollin në të gjitha segmentet e shtetit, ka thënë mes tjerash,  Nol Nushi.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …