Këshilli Komunal për Parandalimin e Koronavirusit në Han te Elezit mbanë mbledhjen e radhës për të vlerësuar gjendjen aktuale në Komunë

Këshilli Komunal për Parandalimin e Koronavirusit në Han te Elezit mbanë mbledhjen e radhës për të vlerësuar gjendjen aktuale në Komunë. Në hapjen e takimit Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma i njoftoi anëtarët e këshillit me gjendjen aktuale si dhe aktivitetet e komunës rreth zbatimit të masave të rekomanduara. Kryetari Suma tha, aktualisht në komunën e Hanit të Elezit rezultojnë 13 raste të konfirmuar pozitiv me virusin Covid 19, që paraqet gjendje për shqetësim për të gjithë komunitetin. Sipas Kryetarit Suma ky numër i shtuar mundë të jet edhe rezultat i numrit të shtuar të testimeve, megjithatë janë raste pozitive dhe të cilët duhet ti respektojnë të gjitha masat e vetizolimit. Ky numër i të infektuarve ishte shqetësim edhe për drejtoreshën e DSHMS-së Medina Imishti. Ajo tha se përkundër të gjitha masave të ndërmarra, muaji Mars shënon numrin më të madh të të infektuarve në vitin 2021. Ajo i njoftoi pjesëmarrësit në takim edhe me aktivitetet në QKMF-në “Dr.Menduh Kaloshi” lidhur me testet të cilat janë duke u realizuar në laboratorin e kësaj qendre. Sipas Imishti janë duke u realizuar testet serologjike të cilat janë në baza vullnetare dhe rapid testet të cilat referohen nga mjeku për personat me simptome të dyshimta dhe se nga 53 teste, kanë rezultuar 8 raste pozitive. Ndërsa Nejazi Luma, Drejtori i QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” i njoftoi të pranishmit lidhur me përgatitjet të cilat kjo qendër është duke i bërë për të filluar me vaksinimin e banorëve. Dr. Luma tha se me qëllim të mbarëvajtjes së procesit të vaksinimit kundër COVID-19 dhe lehtësimit të qasjes në këtë proces, sidomos për grupet prioritare që do të vaksinohen me dozat e para të vaksinës kundër COVID-19, u bëjmë thirrje personave të moshës mbi 80 vjeç që të lajmërohen për vaksinim nga njësitë e vaksinimit. Ai tha se të parët që do të vaksinohen, sikur është bërë e ditur, janë të gjithë profesionistët shëndetësor, ndërsa menjëherë pas tyre, do të vaksinohen grupet e tjera sipas Planit shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë personat e moshës mbi 80 vjeçare. Dr. Nejazi Luma tha se QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” ka kapacitete njerëzore dhe hapësirën e nevojshme që ta realizoj me sukses këtë proces. Ndërsa Drejtori i DKA-së Menduh Vlashi i njoftoi anëtarët e këshillit lidhur me zhvillimin e procesit arsimorë në komunë. Sipas tij falë bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet DKA-së, DSHMS-së dhe QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” kemi arritur që të parandalojmë përhapjen e virusit në shkollat e komunës. Aktualisht procesi arsimor është duke u zhvilluar pa pengesa dhe me skenarin A me pjesëmarrjen e nxënësve në shkolla tha Vlashi. Takimi ishte rast që nënkryetari i Komunës Mallzum Qajani të prezantoj edhe raportin për menaxhimin dhe parandalimin e koronavirusit në komunën e Hanit të Elezit gjatë vitit 2020. Sipas këtij komuna e Hanit të Elezit e mbyll vitin 2020 me:

– 161 të testuar nga IKSHPK-ja

– 83 rezultuan negativ me koronavirus apo 52% e të testuarve

– 78 rezultuan pozitiv-të infektuar me koronavirus apo 48%

– 2 aktiv me 31 dhjetor apo 2.50%

– 74 të shëruar apo 95%dhe

– 2 të vdekur si pasoj e koronavirusit apo 2.50%.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …