leoni

Viola von Cramon

Viola von Cramon: Deputetët e Kuvendit të Kosovës ta vendosin interesin e shtetit para interesave të partisë

Pas deklaratës së ambasadorit gjerman, Jorn Rohde për zgjedhjen e presidentit, i cili tha se nuk mund ta imagjinon mbajtjen e zgjedhjeve të reja në mes të pandemisë, ka reaguar edhe Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një postimi në Twitter Cramon ka shpërnda postimin e ambasadorit gjerman, ku edhe tha se kjo është shpresa e saj. Cramon u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të vendosin interesin e shtetit para interesave të partisë. “Kjo është edhe shpresa ime. Sigurohuni që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të vendosin interesat e shtetit në rend të parë, para interesave të një partie”, ka shkruar Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK: Kosova ka normën më të ulët të punësimit në Ballkan, sepse qeveria nuk ka vizion për zhvillim

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me  gjendjen aktuale të punësimit në Kosovë, duke …