Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, thotë se duhet të ruhet miqësia special me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në linjë me deklarimin e kryetarit Biden, Sekretari i Shtetit Blinken i kërkon prapë Serbisë të përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke. Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës. Duhet ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-të. Presidenti Rugova, një burrështetas vizionar e ka thënë këtë para 30 vitesh”, ka shkruar Hoti. Sipas tij, dialogu është ri-filluar mbi parime të qarta në Qeverinë e kaluar – dialog vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, pa u cenuar karakteri unitar i shtetit dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës. “Mbi këto parime kemi fituar mbështetjen e partnerëve tanë për këtë proces”, shprehet Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …