Ambasadori i Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett ka zhvilluar një takim me Albulena Haxhiun, ministren e Ministrisë së Drejtësisë. Kosnett, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se ka qenë një takim produktiv. “Një takim produktiv sot me ministren e Drejtësisë Haxhiu. ShBA është e përkushtuar të punojë me Kosovën për ta luftuar korrupsionin, për të reformuar strukturat ekzistuese ndërsa forcojnë shërbimin civil apolitik të Kosovës”, ka shkruar Kosnett.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …