Gratë ndërmarrëse trajnohen për promovimin e bizneseve të tyre

Gratë ndërmarrëse trajnohen për promovimin e bizneseve të tyre

Gratë ndërmarrëse trajnohen për promovimin e bizneseve të tyre

Rritja e bizneseve përmes shfrytëzimit të PR-it dhe Marketingut Digjital ishte tema për të cilën u trajnuan mbi 30 gra ndërmarrëse nga PR Solutions.

Ky trajnim është mbajtur për vajzat dhe gratë që janë duke udhëhequr biznese dhe ato që janë në themelim të bizneseve të tyre, me qëllim që të njëjtat të mësojnë se si të komunikojnë me stafin e brendshëm, klientët potencialë dhe mediat, por mbi të gjitha, që të mësojnë se si të shfrytëzojnë PR-in dhe Marketingun Digjital për të rritur bizneset e tyre në këtë periudhë pandemie.

Sipas Sherife Kçiku – Vishaj, CEO në PR Solutions, ky organizim është mbajtur si simbolikë për të shënuar Marsin, si muaj historik të grave dhe për të përçuar mesazhin e nevojës për fuqizim dhe mbështetje të grave.

“Jemi dëshmitarë se shumica e problemeve të grave rrjedhin nga mos pavarësia e tyre ekonomike, andaj forma më e rëndësishme për të dhënë kontribut është duke mbështetur gratë në aspektin e zhvillimit ekonomik. Jemi të bindur që përkrahja e grave me vetiniciativë biznesore është hapi i parë që duhet bërë për të ardhur deri tek pavarësimi ekonomik, pasi nëse asgjë tjetër, do të shërbejnë si inspirim edhe për shumë gra e vajza të tjera”, theksoi ajo.

Aktivistja e shoqërisë civile, njëherësh edhe trajnere e marketingut digjital gjatë këtij trajnimi, Fatbardhë Kiqina tha se mbështetja e këtyre ndërmarrëseve nuk i ka ndihmuar vetëm pjesëmarrëset, por edhe shumë gra të tjera, të cilat vazhdimisht do të përkrahen nga PR Solutions.

“Ky trajnim natyrisht nuk do të jetë i vetmi dhe as nuk do të jetë forma që do ta aplikojmë për të përkrahur gratë. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrëset kanë mësuar se si të arrijnë potencialin e tyre maksimal për rritje të bizneseve, e rritja e tyre do të thotë më shumë të hyra financiare, rrjedhimisht, edhe më shumë gra që do të punësohen”, potencoi ajo.

Një nga pjesëmarrëset në trajnim ishte Blerina Elshani, e cila theksoi se nga ky trajnim ka mësuar strategji të komunikimit me klientë.

“Ky trajnim do të më ndihmojë shumë në komunikimin me klientë, në strategji të komunikimit me klientë. Zakonisht kam problem kur kam një ditë më të stresuar e të ngarkuar, sidomos në sezonë, andaj më duhet një strategji më e mirë komunikimi me klientë”, u shpreh ajo.

Sipas organizatoreve, ky trajnim nuk do të jetë i vetmi dhe se si kompani janë zotuar që do të ofrojnë ndihmën e tyre direkte përmes ekspertizës për mekanizmat shtetërore, organizatat e bizneseve dhe të gjitha kategoritë e bizneseve, sidomos në këtë kohë pandemie, kur edhe janë duke hasur në shumë vështirësi për të rritur klientelën e tyre, e për pasojë edhe për të mbijetuar.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …