Policia e Kosoves

Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar një shqipfolës me shtetësi të Serbisë, që mori pjesë në masakrën e Izbicës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar shqipfolësi i Serbisë me inicialet: M.A., i cili akuzohet se  ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile, gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Izbicë të Skenderajt. Në njoftimin e Prokurorisë Speciale bëhet e ditur se A.M. është i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Serbisë. Prokuroria Speciale e Kosovës  njofton opinionin se është ndaluar një person për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, në shkelje të nenit 142 të Kodit Penal në fuqi. Prokuroria Speciale njofton se M.A. i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Serbisë, dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë”, bëhet e ditur në njoftim. Më 23 mars të vitit 1999, forcat ushtarake dhe policore serbe vranë e masakruan mbi 147 qytetarë shqiptarë në fshatin Izbicë të Drenicës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …