VENDIMI PËR NDRYSHIMIN E KALENDARIT SHKOLLOR 2020/2021 PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR

Njoftohen personeli arsimor, nxënësit dhe prindërit e komunës së Junikut për vendimin për ndryshimin e Kalendarit shkollor 2020/2021 në arsimin parauniversitar, sipas të cilit pushimi pranveror do të fillojë me datë 6 prill 2021 dhe do të përfundojë më datë 08 prill 2021. Pra, sipas këtij vendimi, mësimi në arsimin parauniversitar vazhdon nga data 12 prill 2021. Ditët e humbura të mësimit në periudhën e parë dhe të dytë do të zëvendësohen me ditë mësimi: 5 ditë mësimi në fund të periudhës së tretë, ndërsa 2 ditë mësimi iu takon komunave t’i zëvendësojnë gjatë ditëve të shtuna. Vendimi është marrë me rekomandim të IKShPK-së dhe pas takimeve të ministres Nagavci me të gjithë akterët e përfshirë në arsim, ku është arritur pajtueshmëri e plotë për pushimin pranveror dhe për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit gjatë këtij viti shkollor.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …