Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama bën të ditur se Shqipëria i ka siguruar edhe 50 mijë vaksina shtesë të AstraZeneca

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se janë siguruar edhe 50 mijë vaksina shtesë. Ai ka shkruar se vaksinat e reja AstraZeneca janë siguruar jashtë marrëveshjeve të deritanishme. Ndryshe, Komisioni Evropian njofton se ka disbursuar 90 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të programit të ndihmës makro-financiare për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Sipas njoftimit të KE, Shqipëria është vendi i tetë që merr ndihmë financiare, nga paketa 3 miliardë euro e miratuar për të ndihmuar dhjetë shtete partnere dhe kandidate për t’u bërë pjesë e BE. Kjo është vetëm gjysma e shumës të cilën BE është zotuar se do të japë për Shqipërinë, ose 180 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …