Nesër në Besi zbulohet pllakati i gurë-themelit ku do të vendoset Monumenti i Kryengritjes Shqiptare të vitit 1981

Nesër në Besi zbulohet pllakati i gurë-themelit ku do të vendoset Monumenti i Kryengritjes Shqiptare të vitit 1981

Nesër më 2 prill 2021, në orën 13.30, në Besi të komunës së Prishtinës, zbulohet pllakati i gurë-themelit,  ku do të vendoset  Monumenti i Kryengritjes Shqiptare të Marsit, Prillit dhe Majit të vitit 1981 me kërkesën gjithë popullore: “Republikë-Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, ka bërë të ditur Këshilli Organizativ i tri grupeve të të burgosurve të vitit 1981, të cilët 40 vjet më parë kishin vendosur barrikada, kishin çarmatosur rezervistët që vinin nga Serbia me qëllim për të shtypur demonstruesit në Prishtinë.  Kjo kryengritje, e para 40 viteve bëri të Presidenca e  RSFJ-së të shpallë gjendjen e shtetrrethimit në krejt territorin e Kosovës prej 2 deri më 18 prill të vitit 1981.

Ky është gurë-themeli i dytë për kryengritjen e vitit 1981, pas vendosjes së gurë-themelit  te Mensa e Studentëve më 11 mars, në shënim të 40-vjetorit të revoltës gjithë-popullore me moton: Vetëvendosje-Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë, të emërtuar  si Pranvera shqiptare 1981.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …