Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl thotë së liberalizimi i vizave për Kosovën është i vonuar, duhet të ndodhë tani

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl thotë së liberalizimi i vizave për Kosovën është i vonuar, duhet të ndodhë tani

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shkruar për pesë vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian. Me anë të një postimi në Twitter ai ka thënë se kjo ishte marrëdhënia e parë kontraktuale mes BE-së dhe Republikës së Kosovës. Ai thotë se përveç kësaj, ky ishte një moment historik në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Në këtë kontekst, ai thotë se liberalizimi i vizave është vonuar dhe duhet të ndodhë tani. “Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me #Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS kjo ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …