Bashkësia islame dhe Kisha Katolike e Kosovës përkrahin idenë e kryeministrit Rama për mësimin e besimit në shkolla

Bashkësia islame dhe Kisha Katolike e Kosovës përkrahin idenë e kryeministrit Rama për mësimin e besimit në shkolla

Ideja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për të sistemuar lëndën mbi fetë në sistemin arsimor të Shqipërisë, është mbështetur nga Bashkësia Islame dhe Kisha Katolike e Kosovës. Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora i ka thënë është i pajtimit që kjo ide mund të ndihmojë në shmangien e ekstremizmit fetar. Sipas tij, këtë lëndë në shkollat e vendit do të duhej ta ligjëronin teologët. Bajgora shpjegon se nëse ideja do të gjente zbatim, atëherë nxënësit do të duhej që të mësonin për  të gjitha fetë monoteiste pa dallim. Mbështetje kësaj ideje i ka dhënë edhe Don Lush Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës. Profesor, Dukagjin Pupovci ka thënë se në këtë rast fenë do të duhej ta ligjëronin vetë mësimdhënësit, që kanë një dozë neutraliteti dhe që këtë gjë e bëjnë nga një këndvështrim shkencor.  Aktualisht me Ligjin Parauniversitar të Kosovës mësimi fetar në Kosovë është i ndaluar, por jo edhe mësimi mbi fetë.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …