Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë fjalimit të tij përmbyllës në Samitin e 13-të të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, ka kritikuar shtetet islame të cilat po hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës. Ai para të pranishmëve, tha se shtetet islame që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet të ndërmarrin hapa të shpejtë diplomatik për ta njohur këtë vend, transmeton Telegrafi. Është e pakuptueshme që në mesin e 56 vendeve islame, ka shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe kjo neve na brengosë. Në asnjë mënyrë nuk po mund të kuptohen arsyetimet e këtyre vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
