Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendës-ministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli. Nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit Kurti, zëvendësministri i Mbrojtjes Dugolli, ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij. Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Dugolli ka të bëjë me certifikimin si deputet i Kuvendit të Kosovës. Më herët, Enver Dugolli ishte deklaruar i gatshëm ta pranonte edhe pozitën e ministrit të Mbrojtjes, por atë detyrë Kurti ia ka besuar Armend Mehajt, shqiptar me shtetësi të dyfishtë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …