leoni

Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Dyzet-vjetori i revolucionit të shtypur me dhunë!

Po përpiqem me kuptuar e s’po kuptoj! Një gjë çdo kush duhet ta ketë të qartë, është se  ngjarjet e viteve 1981-82-83 janë shumë të rëndësishme, as që duhet të diskutohet kjo! Që kanë vend në zhvillimet historike të Kosovës nën pushtimin Jugosllav edhe kjo vërtetohet!  Edhe se u bë një kthesë drejt lirisë e pavarësisë, as kjo nuk ka dyshim! Po përpiqem t’i kuptoj nocionet Kryengritje, Revolucion, Revoltë, Protesta, Demonstrata e tjera. Cili kishte me qenë nocioni adekuat???

Tani kur vendosen pllaka në përvjetorë edhe këto jo me të njëjtin  emër dhe një kuptim?! Të mensa e studentëve pllaka ka emrin –Vetëvendosje ja me hatër ja me luftë-!  Në Besi do të vendoset një pllakë  -Kryengritja e 81 shes-  Diku tjetër nuk di çka duhet apo çka vendoset!  Ju lutem në se bazohemi se çfarë ishin idetë dhe qëllimet jemi në rregull. Por çfarë ka ndodhur?!

Nëse paskemi thirr për luftë të organizuar apo vullnetare kush ishte autoriteti i përcaktimit të kësaj lufte, e kush e dorëzoj luftën?! Thirrja -Republikë Kushtetutë ja me hatër ja me luftë-  Shumë e vërtetë se ka në thelb kërcënimin me luftë ama veç kaq (kërcënim)! Të vendosesh pllakën – Vetëvendosje Kushtetutë, Ja me hatër ja me luftë. Së pari nuk e besoj që ka qenë as si parullë, por edhe nëse ka qenë, pa rend është artikuluar!

Për të vetvendos u dashtë ta kemi mundësinë, pra të çlirohemi e pastaj të vendosim vet!  Sikur se edhe tani së pari të bëjmë referendum që të vetvendosim! Kjo me duket është për t’i kënaq apetitet e Albin Kurtit me ata rreth tij! Pastaj me duket e pakuptimtë që Albini ta ketë bë sepse të gjithë liderët e deri tanishëm e fillojnë historinë nga ku ata kanë qasje! Por si duket sejment po i bëjnë për respekt këto punë!

Edhe kur vizitohen te varret para varri i Rugovës vizitohet e lartësohet se sa i Adem Demaçit! Bile edhe para Jasharajve! E çuditshme si i kthejnë vlerat si pas tekeve individët, sidomos qyqaret dhe të pa realizuarit në jetën e tyre të dështuar!  Duke i barazuar dhe tjetërsuar vendin dhe rendin e vlerave bile shumë herë tu e mohuar vlerën duke e ngrit antivlerën!  Të ju shkojmë radhazi ngjarjeve dhe peshës së tyre në ecejaket tona ndër dekada për çlirim e liri!

Nuk dua të keqkuptohem mos te guxoj dikush te mendoj se nuk po e çmoj të kaluaren tonë nder etapa! Nga Gjon Sereqi, Ibrahim Lutfiu, Zenun Kepa, Kadri Beba e gjithë plejada e NDSH dhe pastaj LRBSH pastaj vite 68-75-79! Në këtë etapë 77-e këtej jam protagonist dhe veprimtar me përgjegjësi të shumta! 81 ishte rezultat i shumë përpjekjeve nder dekada! Ideja ishte për të gjitha që i përmendem ma lart! Duke filluar nga Demonstratat- Protestat deri të një Revolucion në Kryengritje e luftë për çlirim e bashkim Kombëtar! Tani pse ta quajmë Kryengritje? Mos vallë të themi nga atëherë ishim në kryengritje?!

Apo mos ka tendencë rivalizomi me luftën e UÇK-së. Po ç’ndodhi si u zhvilluan këto ngjarje. Atëherë disa nga ideologët dhe organizatoret ishin në burgje, të paktët të organizuar e që akoma ishin të lirë! Arritën ta shfrytëzojnë situatën prush dhe të ndezin flakadanët e Revulucionit! Por të pa fuqishëm ta menaxhonin dhe ta qonin deri në finale deri në kryengritjen e armatosur!  Jo për shkak të pa aftësive por ishin të paket karshi mllefit të madh të popullit dhe ju mungonte përvoja si dhe strateget dhe ideatorët që ishin të burgosur!

Në anën tjetër përballja me armikun shumëfish ma të fuqishëm i cili nuk kurseu forcën armët dhe torturat as burgosjet masive vrasjet e likuidimet në mënyrë të pamëshirshme! Na i vranë 11 Revulocionar apo protestues, mbi treqind i burgosen me dhjetar i rrahën e torturuan! Nga një gjendje e tillë, dolën parulla të pa kontrolluara e të pa menaxhuara! Pati edhe parulla dhe fotografi të Titos duke menduar se ju zvogëlohet dhuna dhe reprezaljet nga pushtuesi!  Ndërsa Parullat nga ajo, Duam Liri, Duam Bashkim me Shqipërinë deri te ajo duam bukë sipas guximit dhe situatave bëhej edhe artikulimi i parullave, mbizotëroj parulla që u bë e të gjithëve

-Kosova Republikë- Gjithmonë parulla asht parullë jo kauzë! Ngjarjet filluan nga Demonstratat-Protestat-Revoltat e deri të tentimet për rezistencë si ajo në Besi!  Pra ky Revolucion i ideuar organizuar nuk arriti në kryengritje në luftë për çlirim!  Sepse u shtyp me dhunë! Por këto revolta përmes parullave të tyre të Artikuluar arritën ta qartësojnë popullin tonë në radhë të parë për vazhdimin e kauzës për çlirim!

Si dhe i banë me dije edhe ndërkombëtaret se Shqiptaret në Jugosllavi nuk qenkan të lirë, por kërkojnë lirë! Askush nuk guxon të thotë se protestuesit e vrarë nuk janë embrion i lindjes së ma vonshme të UÇK- së. Askush nuk guxon ti vlerësoi ndryshe pos si pararensit e UÇK-së Nuhiun, Regjepin, Xhemejliun, Zijain Fazliun, Besimin, Bajramin, Afrimin Fahriun! Ata bashkë me Zairin, Edmondin, Akifin ishin pararojë prijatarë e UÇK-së.

Askush s’ka te drejt ta quaj 81-shen! Si vazhdimësi e rugovizmit sepse rrugovizmi ishte vazhdimësi e nomiklatures titiste adaptuar në rrethana e kushte tjera,duke mohuar luftën dhe duke bindur popullin të duroi pushtimin! Si kur se një dit vet vetiu bahet mirë duke e shtuar natalitetin e duke na falur të drejta Jugosllavia, si që i lejoi bërjen e partive! Sa e sa fëmijëve ju lan emrin Durim! Për dallim me vitet 81 Çlirim, Betim Liridona e tjerë. Prandaj uroj që përvjetori i 30 të jetë përvjetor i ndriçimit dhe i vlerësimit real të ngjarjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …