Takimi i Task Forcës komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë në Komunën e Hanit të Elezit

Në takimin të cilin e kryesoi kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, përgjegjësit e arsimit të komunës raportuan mbi gjendjen aktuale. Sipas tyre edhe përkundër gjendjes së përkeqësuar në pjesët tjera të vendit, në komunën e Hanit të Elezit nuk ka numër të shtuar të rasteve të infektimit me Covid 19. Drejtorët e shkollave në raportet e tyre than se mësimi është duke u zhvilluar normalisht sipas skenarit A, me prezencë të nxënësve, mirëpo për shkak të gjendjes aktuale u theksua domosdoshmëria për respektimin e të gjitha masave të rekomanduara nga institucionet përkatëse. Ata e vlerësuan si të arsyeshëm vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për pushimin pranveror si preventivë në situatën aktuale me Pandeminë e Koronavirusit dhe mundësin që shkollat të bëjnë dezinfektimit e objekteve shkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …