leoni

Mbahet mbledhja e parë e KKSB në Deçan

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, ka mbajtur mbledhjen e parë, ku janë diskutuar këto pika të rendit të ditës:

  1. Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit

  2. Menaxhimi i situatës epidemiologjike në Komunën e Deçanit

  3. Diskutim për sfidat dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor

  4. Të ndryshme

Kryetari Ramosaj, në këtë takim tha se gjendja e sigurisë konsideroi se është e qetë,  shqetësim për mua është rritja e numrit te të infektuarve në komunën e Deçanit, deri më tani janë të identifikuara 1039 raste me COVID-19, 726 raste janë shëruar ndërsa kanë humbur jetën 26 qytetar të komunë se Deçanit nga COVID-19. Po ashtu bëri të ditur se në asamblenë e fundit komunale është marrë vendim që familjet që kanë humbur familjarët të mbështeten më 200€, ndërsa për të prekurit më COVI-19, do të shikohen mundësit se si do të veprohet pas rishikimit të buxhetit. Komandanti i Stacionit të Policisë në Deçan Faik Jahmurataj, ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Deçan, ku marrë në përgjithësi gjendja e sigurisë është në nivelin e duhur pa ndonjë rast të veçantë për tu cekur, ani pse kjo situate është tepër e rënd për tu menaxhuar nga sektori i policisë, por duke shtuar se bashkëpunimi Institucional Komunal-Inspeksion- Polici, besoi se gjithçka do të shkoi sipas planeve të parapara tha ai. Drejtori për Arsim në Komunën e Deçanit Bekim Vishaj, ka raportuar për gjendjen në shkolla dhe situatën e zhvillimit të procesit mësimor duke falënderuar Institucionin Komunal, Shtabin Emergjent, ekipin dezinfektuese dhe koordinimin me drejtorët e shkollave, deri me tani situata është nën kontroll, ndërsa nga java e ardhme do të jem në pushim pranveror e besoi se të gjitha shkollat do të dezinfektohen dhe do të përgatiten për vazhdim të mësimit pas pushimit. Kryetari i këshillit të bashkësisë Islame Hoxhë Rasim Bytyqi, falënderoi Institucionin Komunal për memorandumin e bashkëpunimin për mbulimin e shpenzimeve të varrimit te të gjithë personave që ndërrojnë jetë në komunën e Deçanit i anëshkruar ditë më parë duke bërë të ditur se tashmë edhe qytetarët janë informuar dhe kemi filluar që këtë memorandum ta jetësojmë. Drejtori i Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni, bëri të ditur se në ditët në vijim do të nënshkruhen memorandume të tilla edhe me përfaqësues të komuniteteve tjera fetare në komunën e Deçanit. Në vazhdim anëtarët paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë. Ndërsa takimi është mbyllë duke ju bërë thirrje qytetarëve që ti respektoi masat e marra nga IKSHP-ja për respektim të rregullave për mbrojtje nga COVID-19, në të kundërtën pasojnë gjobat për ata që nuk vendosin maskën 35 €, ndërsa për ta që thyen rregullat dhe zihen jashtë derisa janë të infektuar me COVID-19 gjoba është në vlera 500€.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …