Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk po mund t’i bëjë ballë pushtetit. “Albin Kurti po tregon se ka frikë të marr përgjegjësi dhe po tenton ta çojë vendin sërish në zgjedhje”, ka thënë Krasniqi. “U tentua që procesi i zgjeruar i reformës zgjedhore, të përfundojë brenda natës përmes shantazhit të Qeverisë”, ka thënë ai. Sipas Krasniqit, Kuvendi i Kosovës është dashur të mbajë seancë për pandeminë e koronavirusit, për sigurimin e vaksinave dhe për të ndihmuar ekonominë e vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …