Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu: Ne nuk i kemi 80 vota për kryetarin e Kosovës, por mos zgjedhja e tij na çon në zgjedhje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ia ka hedhur fajin opozitës për mos-vullnet të zgjedhjes së presidentit, duke thënë se këta të fundit po shpërfillin vullnetin e qytetarëve. Ajo, nëpërmjet një reagimi në rrjetin social, ka thënë se nuk i kemi pasur 80 vota për kryetarin e vendit. “Më 14 shkurt, qytetarët kanë votuar edhe për emrin e kandidatit për kryeministër por edhe për emrin e kandidates për presidente. Ne kemi qenë transparent para qytetarëve. Mesazhi që kanë dhënë qytetarët ishte i qartë. Por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita. Sërish po injorohet e shkelet. Ne nuk kemi çfarë t’ju bëjmë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike a tendera. Ka qenë e qartë. Ne nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin. Ne nuk i duam zgjedhjet por mos zgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje prandaj përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …