Zëri i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se meqë zgjedhjet parlamentare e presidenciale në këtë vend janë afër, gjuha e krerëve serbë do të ashpërsohet edhe më tej. Ai u bën thirrje BE-së dhe misioneve ndërkombëtare që të jenë kritikë ndaj këtij shteti, ndryshe do të ketë kaos të tërësishëm. Kamberi pret shumë nga qeveria e re e Kosovës, madje thotë se Kosova Lindore ka nevojë për projekt shtetëror e jo partiak, siç ka ndodhur deri më tani. Tash e gjashtë muaj ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së po mbahen në Hagë, ai thotë se ani pse padrejtësisht, kjo është në favor të Kosovës. Kamberi thekson se duhet të ofrohet një stabilitet afatgjatë politik, meqë zgjedhjet e shpeshta e kanë dëmtuar vendin./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti
Për shkak të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …