Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të propozojë një kandidat tjetër për pozitën e presidentit. Musliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se fati i Kosovës nuk duhet të mbetet peng i “egos se Vjosës”. “Deputetët e opozitës nuk e refuzojnë zgjedhjen e presidentit/es por janë kundër kandidatës Vjosa Osmani. Këtë fakt duhet ta marrin në konsideratë të gjithë. Presim që Albin Kurti të reflektoi, të merr përgjegjësi dhe të propozoi një kandidat të pranueshëm për të gjithë. Fati i Kosovës nuk duhet të mbetet peng i Egos se Vjosës”, ka shkruar Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti
Për shkak të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …