Covid

IKSHPK raporton për 777 raste pozitive me Covid-19, 566 pacientë të shëruar dhe 12 raste të vdekjeve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.143 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 777 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 92.975 raste nga 439.036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.906 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.101.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti

Për shkak  të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …