Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se tre deputetët e LDK-së, të cilët mbrëmë nuk kanë marrë pjesë në votimin për presidente, janë duke u kërcënuar e shantazhuar. Gashi gjatë një paraqitjeje nga Kuvendi, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndalin menjëherë presionin, që sipas tij po ju bëhet deputetëve, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe Agim Veliut. “U bëjë thirrje që të ndalin në mënyrë të menjëhershme çdo presion dhe tentim shantazhi që po bëjnë ndaj deputetëve të LDK-së, sidomos ndaj tre deputeteve, Hoti,Veliu dhe Selmanaj”, ka thënë Gashi. Ai tha se deputetët të cilët bojkotuan votimin për president, e kanë mirëkuptimin e LDK-së dhe se presioni e shantazhi, që sipas tij po ju bëhet përmes telefonatave dhe mesazheve por edhe përmes presionit publik, është i papranueshëm, duke paralajmëruar që në rast se kjo vazhdon, LDK-ja do të rishikojë qëndrimin e vet.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …