Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka drejtuar kritika të ashpra kundër kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidates për kryetar të vendit, Vjosa Osmani për të cilët ka thënë se po luajnë lojëra të ulëta politike. “Mbrëmë Albini dhe Vjosa përmes formave të ndryshme i kanë kontaktuar dy deputetë të PDK-së duke u përpjek që të bëjnë pazare në këmbim të votave. Kjo është diçka e ulët dhe e papranueshme. E ftojmë Albinin e Vjosën që t’i ndalin këto lojëra të pista dhe t’i ndalojnë sekserët të bëjnë kësi lojëra të pista. Me aq sa di unë dhe sa e njoh partinë, në PDK nuk ka deputetë që shiten me para e privilegje të Albin Kurti e Vjosa Osmanit. Deputetët e PDK i qëndrojnë besnik vullnetit të votuesve tanë” ka thënë në mes tjerash Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …