Pas një angazhimi maksimal të Lëvizjes Vetëvendosje, duke shantazhuar deputetët, duke blerë deputetë të partive të opozitës, duke u premtuar poste qeveritare deputetëve të pakicave, pas dy ditë votimesh e përsëritje votimesh, më në fund Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Raif Osmani është zgjedhur kryepare (Presidente e Kosovës.) Ajo u zgjodh u në raundin tretë që ishte edhe radha e fundit për zgjedhjen në postin e kryetares. Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, ndërsa Osmani mori 71 vota për dhe 11 të pavlefshme, të nevojshme për kreun e shtetit. Në raundin e tretë të votimit mori pjesë edhe Adelina Grainca, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo ishte e vetmja deputete nga kjo parti e pranishme në sallë. Gjatë seancës, ishte ulur në pjesën ku ulen deputetët e Vetëvendosjes Në raundin e dytë morën pjesë 82 deputetë. Vjosa Osmani mori 67 deputetë dhe kundërkandidati i saj Nasuf Bejta fitoi katër vota. Njëmbëdhjetë vota ishin të pavlefshme. Prej 5 nëntorit, 2020, kur Prokuroria e Gjykatës Speciale arrestoi kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi vendi kishte mbetur me ushtrues detyre të presidentit.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …