Kryetari i Nismës Socialdemokratet Fatmir Limaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si kryetare e vendit. Ai ka deklaruar se në Kosovë u instalua sistemi një partiak në Kosovë, me ndihmën e opozitës. “Sonte u instalua sistemi një partiak në Kosovë, fatkeqësisht me ndihmën e atyre që i thonë vetes opozitë. Kjo ndodhë veç në vendin tonë. Ftoj zërin e vërtetë opozitarë të bëhet bashkë në mbrojtje të shtetit kushtetues dhe vlerave demokratike të vendit tonë”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …