Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 22-vjetorin e masakrës në Rezallë. Ai në postimin e tij ka shkruar për të kaluarën e vendit dhe gjakun e dëshmorëve e martirëve. “Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës! Jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve. Njëzetedy vite më pas, kujtojmë jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit. Jemi ende në kërkim të të pagjeturve, që janë plagë e hapur e shoqërisë. Ata i japin më shumë zë, thirrjës sonë për drejtësi. Përulem para sakrificës, përjetësisht!”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …