Astrit Dervishaj: Në përkujtim të heroinës, Fetnete Ramosaj

Astrit Dervishaj: Në përkujtim të heroinës, Fetnete Ramosaj

Zëri i ushtrisë çlirimtare në luftë

Penda e historisë sonë pas luftës

Vasha e bukur e Dukagjinit

Mjeshtre e penës dhe e pushkës.

 

Në agimet e arta të lirisë kur dielli lind

Dhe kudo që lulekuqet do të lulëzojnë

Në mendje na e sjellin me shumë krenari

Fetnete Ramosajn heroinën tonë.

 

E rriti Dukagjini, por ishte e gjithë Kosovës

Nga mosha e re pjesë e lëvizjes ilegale

Shikimi i saj i ngjante atij të shqiponjës

Zëri i saj, i jepte zjarr luftës çlirimtare.

 

Ishte njeri i rrallë, e urtë dhe e heshtur

Një diamant që i si humbet shkëlqimi dot

Mëkat që e kuptuam vlerën saj pasi ka vdekur

Sikur të nderohej para se ajo ikte nga kjo botë.

 

Sot e kujtojmë Fetnete Ramosajn të vdekur

Me shumë nostalgj,mallëngjim dhe mall

Ajo do jetë gjithmonë mes nesh e buzëqeshur

E vdekur që vlen më shumë se mijëra të gjallë.

 

Zëri i ndërgjegjes kombëtare do të mbetet

Sa të ketë shqiptarë të gjallë përmbi dhe

Kujtimi ynë për heroinën tonë kurrë nuk tretet

Do të jetoj aq gjatë sa do të jetojmë ne.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …